Ditët e para të qeverisjes së re në Vushtrria janë karakterizuar me një kërkesë për respektim strikt të përdorimit të veturave zyrtare.
Sipas disa burimeve ka qenë i pari i Vushtrrisë ai cili ka kërkuar që këto vetura të përdoren vetëm për qëllime zyrtare dhe punë që kanë karakter zyrtar por jo edhe privat.
Reduktimi i përdorimit të veturave zyrtare do të ulte shpenzimet dhe rrjedhimisht do të hapte mundësinë për kursime të reja të cilat Tahiri me gjasë synon t’i bëjë.