Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Çmimet e naftës kanë rënë më shumë se tetë për qind

    12/02/2018 | 11:46
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    mimet e naftës në tregjet botërore javën e kaluar kanë rënë për më shumë se tetë për qind, që është niveli më i ulët nga dhjetori dhe është pasojë e rritjes së prodhimit në SHBA, përforcimit të dollarit dhe rënies së ashpër të indekseve në bursat botërore.Në Bursën londoneze, çmimi për një barel naftë javën e kaluar ka rënë për 8,5 për qind, në 62,80 dollarë, që është niveli më i ulët prej 13 dhjetorit. Në Bursën e Nju-Jorkut, megjithatë, një barel naftë u lirua për 9,5 për qind, në 59,20 dollarë, që është niveli më i ulët prej 22 dhjetorit.Për këtë shkak tani çmimet e “arit të zi” janë në minus prej rreth 11 për qind në krahasim me të gjitha nivelet e saj këtë vit, të arritur në fund të janarit.

    “Pas një rënie kaq të ashpër në treg, asnjëherë nuk mund të qëndrojë vetëm një shkak. Bëhet fjalë për më shumë prej tyre”, deklaroi Xhim Riterbush, kryetar i kompanisë “Riterbush dhe bashkëpunëtorë”.Çmimet e naftës janë nën presion për shkak të rënies së ashpër të vlerës së aksioneve në bursat botërore, të shkaktuara nga druajtja e investuesve nga rritja e inflacionit dhe shkallës së kamatave.Për këtë shkak në Uollstrit çmimet e aksioneve javën e kaluar kanë rënë më shumë se pesë për qind, që i goditi edhe bursat e tjera më të mëdha botërore. Për këtë shkak edhe u zvogëlua prirja e investuesve ndaj rrezikut, që negativisht është shprehur edhe në tregun e derivateve.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dyshohet se dëmtuan një flamur në Graçanicë, arrestohen të rinj
    • Në Vushtrri vendkalimet për këmbësorë nuk janë më zebra, por si piano
    • Pacolli për situatën në veri: Kurti dështoi në diplomaci, Kosova do paguajë faturën
    • Gazetarja nga Brukseli: BE-ja po diskuton masat e mundshme nëse nuk ka angazhim për qetësimin e situatës në veri
    • Deputeti gjerman: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.