Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bordi i KEK-ut premton rritje të pagave për punëtorët

    09/02/2018 | 22:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Bordi i drejtorëve siguron të gjithë punëtorët e KEK-ut se mirëqenia e përgjithshme e punëtorëve të saj është dhe do të jetë një ndër objektivat kryesore të Bordit, përkundër barrës që ka në gjendjen financiare të KEK-ut dhe situatën nëpër të cilën ka kaluar korporata.

    Siç njofton zyra për komunikim me media e KEK-ut, në lidhje me ngritjen e pagave, Bordi është shprehur se kjo rritje ka kosto dhe ndikon në gjendjen financiare të KEK-ut. Megjithatë, është theksuar se rritje do të ketë. Mirëpo, për ta realizuar këtë, duhet pas racionalizim të shpenzimeve operative, gjithnjë pa cenuar mirëmbajtjen dhe investimet kapitale.

    “Në këtë vijë, Bordi edhe një herë ka rikonfirmuar se në parim është për të quar proceset përpara. Si rrjedhojë, është kërkuar nga menaxhmenti rishikimi i planit aktual buxhetor dhe identifikimi i mundësive konkrete të racionalizimit. Për më tepër, Bordi është në pritje të Raportit Vjetor të performancës dhe raportit të auditimit të pavarur financiar për pasqyrat financiare në fundvit (2017) për një pasqyrë më të qartë financiare”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.