Artistë nga Vushtrria kanë ekspozuar punimet e tyre në një ekspozitë e cila po mbahet në kuadër të aktiviteteve për të shënuar 10 vjetorin e shpalljes së Pavarsisë së Kosovës.
Ekspozitën e vizitoi edhe i pari i Vushtrrisë i cili premtoi bashkëpunim me artistët vushtrrias.
“Ekspozitë e artistëve vushtrrias në kuadër të aktiviteteve për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës! Vushtrria ka art dhe ka artist kulmor, ne do të rrisim përkrahjen e bashkëpunimin me komunitetin!” ka shkruar Tahiri në facebook.