Një restorant në Vushtrri është përfshirë nga zjarri në orët e para të vitit 2018 dhe sipas pronarit kjo ka ardhur pasi disa të dyshuar, të panjohur, me një kubëz betoni kanë thyer dritaren e lokalit e më kishin gjuajtur tri shishe me lëndë djegëse.
Ankuesi, sipas njoftimit nga policia e Kosovës, ka thënë se zjarri kishte përfshirë një sallë të ahengjeve.
Në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar e as për të lënduar./koha.net
Foto:ilustrim