Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tmava: Mbesin pa u punësuar 300 minatorë, shkak mungesa e Bordit të Trepçës

    08/01/2018 | 19:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjiganti metalurgjik “Trepça”, që prej tetëmbëdhjetë (18) vitesh operon i ndarë në dy pjesë, në jugun e dominuar nga minatorët shqiptarët dhe veriun nga ata serbë.

    Mirëpo, sipas drejtori të “Trepçës”, Ahmet Tmava, funksionalizimin dhe vizionin zhvillimor të këtij gjiganti metalurgjik është duke e penguar statusi i pazgjidhur.

    Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se një vit nga koha kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për “Trepçën”, me të cilin është specifikuar se gjiganti ekonomik do të rimëkëmbet, por sipas Tmavës, “Trepça” është duke u ballafaquar me vështirësi të shumta.

    Ligji në fjalë ka përcaktuar Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të “Trepçës”. Por, ky ligj edhe pas më shumë një viti që nga miratimi, nuk ka arritur të zbatohet.

    E lidhur më këtë drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se për shkak të mungesa së Bordit menaxhues të “Trepçës”, kanë mbetur pa u punësuar 300 punëtorë të cilët janë të nevojshëm vetëm për pjesën jugore.

    “Për t’i zbatuar politikat zhvillimore, duhet t’i kemi të paktën edhe 300 punëtorë të rinj për pjesën jugore dhe këtë vetëm për punë në minierat ekzistuese. Kurse me hapjen e minierave të tjera d.m.th rritet edhe numri i punëtorëve. Kemi minierën e Hajvalisë, ku duhet se pari të bëhet tharja e saj”, ka thënë Tmava. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.