Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, mëngjesin e sotëm ka bërë të ditur se të gjitha rrugët rajonale e nacionale janë të kalueshme, edhe pse pati reshje bore.
Ka thënë se në vendet ku pati ngrica për shkak të borës së rënë, pati edhe ndërhyrje me krypë.
Ndërkaq ka njoftuar se edhe rruga për Dragash, e cila së fundmi pati probleme nga gurët dhe dheu, tani është hapur tërësisht.
Postimi i Lekajt në Facebook:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Kosovë ka pasur reshje të borës (me intensitet të ulët), raportet e para nga terreni na tregojnë se të gjitha rrugët rajonale e nacionale të Republikës së Kosovës janë të kalueshme pa problem (në segmentet rrugore ku është vërejtur se ka ngrica dhe lagështi është intervenuar me hedhje krype, poashtu në disa segmente rrugore, në vendet malore, ka patur edhe rrëshqitje të vogla të dheut, të cilat janë sanuar) edhe përkundër se rrugët janë të kalushme, duhet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Poashtu menaxherët rajonal na njoftojnë që edhe rruga për Restelicë (Dragash) është e hapur tërësisht, pasë problemeve që i kishte nga erodimet e gurëve dhe të dheut gjatë ditës së djeshme./Koha.net