Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tahiri me bashkëpunëtorë vizituan shërbimet e kujdestarisë së Policisë dhe atyre shëndetësore

    01/01/2018 | 10:15
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pas ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i shoqëruar nga nënkryetari Besim Muzaqi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Nasuf Aliu, si dhe drejtor komunal, kanë vizituar shërbimet e kujdestarisë të Policisë së Kosovës, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Vushtrrisë.

    Në Stacionin e policisë në Vushtrri, drejtuesit e Komunës janë pritur nga toger Feim Pantina, i cili i ka njoftuar me gjendjen e sigurisë që ishte në Vushtrri gjatë festës. Ai ka njoftuar për disa raste kryesisht të shkaktuara nga mjetet piroteknike.

    Kryetari Tahiri ka vizituar edhe shërbimin emergjent të QKMF-së, ku nga mjeku kujdestar dr. Bujar Pllana është njoftuar po ashtu me intervenimin që ata kishin bërë me disa pacientë të lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike që janë përdorur në festë, raporton Veriu.info.

    Gjithashtu drejtuesit e Komunës kanë vizituar edhe shërbimet e kujdestarisë në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ku janë pritur nga drejtori i këtij institucioni shëndetësor, dr. Hajrullah Saraqi, i cili ka thënë se nuk kanë pasur ndonjë rast të veçantë gjatë orëve të para të festës.

    Duke i përgëzuar për punën që po bëjnë në këtë kohë, kur të gjithë qytetarët festojnë, në të gjitha këto institucione, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri u ka thënë oficerëve të policisë, mjekëve dhe punëtorëve shëndetësor, se kur ata punojnë, qytetarët ndjehen shumë më të sigurt. Duke i uruar, Vitin e Ri, Tahiri u ka thënë të gjithë shërbyesve si atyre të sigurisë dhe atyre shëndetësor, se puna e tyre është e shenjtë dhe shumë fisnike për qytetarët dhe Shtetin e Kosovës. /Veriu.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Me intensitet të shtuar vazhdon ndërtimi i rrugës “Pestovë-Druar”
    • Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    • Miftaraj: Vrasjet e grave nga burrat duhet trajtuar me shumë seriozitet si femicid
    • “Kosova, projekt i përkohshëm”, Miftaraj: Aliu duhet të shkarkohet menjëherë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.