Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Sindikalistët e Arsimit kundërshtojnë rritjen e pagave prej 4%, paralajmërojnë greva

    12/01/2018 | 16:45
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të shërbyesve civil prej katër për qind nga fillimi i këtij viti po kundërshtohet fuqishëm nga sindikalistët e arsimit në vend.

    Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jashari, ka deklaruar për portalin ‘Zëri.info’ se mësimdhënësit nuk e pranojnë vendimin e ekzekutivit për rritjen e pagave prej 4 për qind, madje ai nuk e përjashton mundësinë e fillimit të grevave nga punonjësit e këtij sektori.

    ‘Besoj që do të ketë edhe greva, nëse nuk merren parasysh kërkesat tona’, ka thënë Jashari për “Zërin”.

    Ai sqaron se të gjitha federatat, që janë pjesë e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave të Kosovës(BSPK), janë pajtuar se do të ndërmarrin veprime të përbashkëta, në mënyrë që të jenë zë më i fuqishëm për plotësimin e kërkesave të punëtorëve kosovarë.

    Portali “Zëri.info” ka mësuar se për shkak të mosplotësimit të kërkesave të mësimdhënësve, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë pajtuar që fillimisht të organizohet një grevë një orëshe në arsim dhe nëse nuk u plotësohen kërkesat, atëherë të vazhdohet me grevë një javore. /ZËRI/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Temperaturat nën 0 gradë dhe borë – Parashikimi i motit për nesër
    • Ja kur i luan ndeshjet Shqipëria në Euro 2024
    • Me intensitet të shtuar vazhdon ndërtimi i rrugës “Pestovë-Druar”
    • Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie
    • Pas vrasjes së Liridona Ademajt, të martën protestë në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.