Një rrugë që së fundmi thuajse është shëndrruar në lum po paraqet probleme të mëdha për qytetarët dhe sidomos fëmijët të cilët e kanë të vështirë lëvizjen në këtë rrugë. Përveç rrugës për banorët problem paraqesin edhe qentë endacakë që lëvizin në këtë pjesë.
Rruga qe lidh fshatin Nedakoc me Vushtrrine dhe nëpër të cilën do të duhej të kalonin nxënësit e këtij fshati nëse do të ishte e asfaltuar, por ata në realitet detyrohen të gjejnë nje zgjidhje tjeter për te shkuar deri ne shkollen ku vijojne mesimet cdo dite.
Banorët e fshatit janë tej mase të indinjuar nga qeverisja lokale, pasi që ajo nuk mori asnje hap të vetem që të pakten ta bëjë të kalueshme këtë rruge teper të frekuentuar nga vetë ata. Keta banore thone se kane bere shpesh ankesa po as që jane marrë parasysh ato.
Por, dikush tjeter shprehet se këtë fshat e do më shume se krejt jetën. Ky fshat, sipas tij, ka banorët me te mire qe ekzistojne diku. Ai shpreh dufin e tij per qeverisjen e kaluar dhe thotë se pervecqe s’e ka ndihmuar asnjeherë fshatin, atij vec ia kane bërë sherrin.
Perndryshe, banorët shpresojnë në kryetarin e ri të komunes nga i cili presin që të shkoje në fshat dhe të shohë për së afërmi gjendjen e kësaj rruge e cila paraqet vec rreziqe posaçërisht për nxënësit.