Pas një vjedhje të madhe të kriptovalutave këtë të premte, Agjencia e Shërbimeve Financiare të Japonisë (AMF) ka lëshuar një njoftim duke u kërkuar të gjithë operatorëve të këmbimit valutor në vend që të rishikojnë sigurinë e sistemeve të tyre, përcjell Telegrafi.
Paralajmërimi erdhi pasi u vodhën 534 milionë dollarë nga ‘CoinCheck’ një këmbimore e kriptovalutave me bazë në Tokio. Kjo ishte vjedhja më e madhe në botë e kriptovalutave, duke tejkaluar atë të vitit 2014 kur hakerët vodhën 450 milionë dollarë në Bitcoin të ‘Mt. Gox’, duke e detyruar atë të mbyllët.
Ndërkohë, CoinCheck nëpërmjet një njoftimi, tha se do t’i rimbursoj të gjithë 260 mijë shfrytëzuesit e saj të cilët janë bërë viktima të hakimit dhe do të përdorë paratë e veta për t’ia kthyer paratë konsumatorëve.
Një nga shkëmbimet më të mëdha të kripto-valutave në Japoni, ka tërhequr shumë konsumatorë duke ofruar tregëti në një numër monedhash virtuale dhe duke shpenzuar shumë në reklamat.
Në një konferencë shtypi, kompania tha se pothuajse e gjithë monedha virtuale NEM e mbajtur nga klientët e saj ishte transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë sistemit të kompanisë.
Në letrën e saj, AMF paralajmëroi se më shumë sulme kibernetike në shkallë të gjerë mund të ketë kundër kritovalutave. Agjencia i ka thënë operatorëve të këmbimit që të kontrollojnë informacionet e tyre dhe sistemet e operimit, të marrin masa paraprake kundër transaksioneve dhe komunikimeve të dyshimta dhe menjëherë të raportojnë incidente që komprometojnë sigurinë apo sisteme të tjera për rregullatorët. /Telegrafi/