Dega e AAK-së në Vushtrri përmes një deklarate ka reaguar në lidhje me zërat për dorëheqjen e Bilallit nga udhëheqja e kësaj dege.
Dega e kësaj partie në Vushtrri ka reaguar përmes një komunikate e cila demanton çdo gjë dhe konfirmon unitetin që ekziston në mesin e kësaj partie në qytetin e Vushtrrisë dhe përkrahjen e plotë të degës për Bilallin, edhe nga kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj.
Në vijim gjeni të bashkëlidhur njoftimin/komunikatën nga dega e AAK-së në Vushtrri.
Kryetari degës së AAK-së në Vushtrri është z.Lutfi Bilalli. Kryetari Bilalli jo vetëm që gëzon respektin dhe përkrahjen e kryesisë së degës, por ajo çka është më primare gëzon respektin dhe përkrahjen e z.Ramush Haradinaj. Thotë ajo fjala popullore “Ato pula që kokorisin bëjnë më së paku ve – thënë troq, ata që më së paku kanë të drejtë të flasin marrin guximin e flasin, ata që më së paku janë punëtorë gjejnë kurajon të kritikojnë. Dega e AAK-së në Vushtrri ka kryetarin e saj, me çka edhe mburret, dhe në asnjë mënyrë nuk merr në konsideratë persona të cilët në kohërat më të vështira kanë braktisur degën, duke e shkatërruar në tërësi. Të gjitha këto shkatërrime, për një kohë shumë të shkurtër arriti që kryetari Bilalli ti riparojë dhe degën ta kthejë në drejtimin e duhur. Për fund, turpi është për njeriun, sepse për të panjeriun kabull është gjithçka. Një gjë dëshirojmë të potencojmë, për hirë të opinionit, se asambleistë të kësaj dega janë: Lutfi Bilalli, Basri Menxhiqi dhe Teuta Aruqi-Shartari, nuk janë pra disa por janë vetëm tre. Rezultatin zgjedhor që ka arritur kjo degë, nën drejtimin e z.Lutfi Bilallit, nuk kanë arritur asnjë degë fqinje. Me këtë duhet të jemi krenar. E rëndësishme për ne si degë, është se kryesia e jonë është unike, nuk merremi me gjëra të kota, e aq më pak me njerëz që nuk kanë as autoritet, e as nuk janë pjesë e strukturës. Këtë reagim bëjmë për nderë të opinionit dhe për asgjë tjetër. Zyra për informim pranë degës së AAK-së në Vushtrri