Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Rasti në Babimoc të Obiliqit: Burri ngulfati gruan, pastaj vrau veten

    09/01/2018 | 14:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 21:00, kanë pranuar informatën se në fshatin Babimovc të Obiliqit, saktësisht në një shtëpi gjenden dy trupa të pajetë.

    Policia bën të ditur se bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga Prokuroria, hetuesit rajonal dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, me ç’ rast ka hasur viktimat G.M 50 vjeçe, femër B. M. 55 vjeç, mashkull, shtetas të Republikës së Kosovës. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi”, thuhet në reagim.

    Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit të Obiliqit në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

    Polica thekson se në vendin e ngjarjes janë intervistuar dëshmitarët, testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur, dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.

    Vlen të theksohet fakti se nga informacionet fillestare qe posedon policia ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari vuante nga probleme psikike për një periudhë të gjatë.

    Ky version mund të përforcohet apo të ndryshoj pas autopsisë, ekzaminimit të dëshmive të marra nga vendi i ngjarjes, dhe rezultatit të hetimeve që po zhvillohen. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Mbrojtja e Veselit: Klienti ynë nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve
    • Shifra alarmante, 88 të vdekur nga aksidentet për 10 muaj në Kosovë
    • Halimi: Kur Liridona do të duhej ta gëzonte jetën, ajo varroset e zhvarroset, duke mos e fituar paqen as në amshim
    • “I dua gratë”, motra e Liridona Ademajt kërkon drejtësi teksa publikon një pjesë të bisedës me të ndjerën
    • Jovanovic lajmërohet nga Merdarja: Kurti më pyeti a është Beogradi aq interesant e i bukur sa kur ishim studentë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.