Shkruan : Shpëtim Morina
Prokurori i shtetit është institucion i pavarur, i drejtë, profesional dhe i vetmi
autoritet me përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër
penale, sikurse është e rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit është institucion i
paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit. Prokurori i Shtetit pasqyron
përbërjen shumëtnike të Republikës së Kosovës dhe respekton parimet e barazisë
gjinore. Mandati i prokurorit të shtetit është 3 vjeqar me mundësi riemërimi ku
mandati i tij do të ishte përhershëm, përveҫ nëse shkarkohet në pajtim me ligjin për
Prokurorin e Shtetit.
Struktura organizative e Prokurorit të Shtetit në Republikën e Kosovës është siq
vijon :
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si instanca më e lartë e Prokurorit të Shtetit,
me kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Prokuroria e Apelit si shkallë e dytë me kompetencë në tërë territorin e
Republikës së Kosovës dhe e cila përbëhet nga Departamenti i Përgjithshëm
dhe Departamenti për Krime të Rënda;
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës si organ prokurorial i
specializuar, me juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës;
Shtatë (7) prokuroritë Themelore të përbëra nga Departamentet e Përgjithshme,
nga Departamentet për të Mitur dhe nga Departamentet për Krime të Rënda.
Duke vënë theksin tek Prokuroria Themelore e Mitrovicës si një institucion i
cili ka juridiksion mbi të gjitha lëndët e shkallës së parë, përbëhet nga departamentet
përkatëse sikurse Prokuroritë tjera Themelore e të cilat janë: Departamenti i
Përgjithshëm, Departamenti për të mitur dhe Departamenti për krime të rënda.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka juridiksion mbi territorin e Mitrovicës,
Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajit dhe Vushtrrisë.
Prokuroria Themelore e Mitrovicës sikurse edhe Prokuroritë tjera Themelore
udhëhiqet nga kryeprokurori dhe ka gjithsejt 8 prokurorë dhe 21 staf mbështetës.
Mirëpo Këshilli Prokurorial ka propozuar shtimin e numrit të prokurorëve gjë që do të
sjell një punë më të madhe në këtë institucion kredibil. Kjo prokurori është përballur
me problemin e objektit ku pas shpalljes së pavarësisë janë detyruar që të braktisin
objektin e tyre në veri të vendit. Pas një periudhe prej 9 vitesh ku aktivitetin e tyre e
kanë ushtruar në objektin e ish gjykatës së Vushtrrisë. Në kushte mjaftë të vështira
dhe mjaftë sfiduese këta prokurorë kanë kryer një punë profesionale dhe efikase.
Mirëpo tani Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dalur në objektin e ri në veri të
vendit ku kryen aktivitetin e saj në hapësirë më të gjerë dhe me kushte optimale për
punë. Kosova procedurën e ndjekjes e ka të ngashme sikurse edhe Republika e
Maqedonisë, vetem se KPP i Maqedonisë parasheh që për vepra për të cilat ndiqet me
detyrë apo me propozim të dëmtuarit, paditës i autorizuar është prokurori publik,
kurse për vepra për të cilat ndiqet me padi private, paditës i autorizuar është paditësi
privat. Ndërsa KPP yni parasheh që paditës i autorizuar është vetëm prokurori i shtetit
dhe nuk parasheh paditës tjerë të autorizuar. Kjo është edhe nje avancim sa i përket
legjislacionit tonë penal për dallim nga vendet tjera fqinje.
Rekomandimet e BE-së kanë qenë mjaftë të qarta lidhur me punën e gjyqësorit
e sidomos të organit të ndjekjes. Në organin e ndjekjes nevojitet një reformë e thellë
ku nënkupton shtimin e numrit të prokurorëve të rinjë dhe bashkpunëtorëve të tyre në
mënyrë që kjo kategori të shënon një efikasitet të dukshëm në punën e tyre. Një
iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë pikërisht në bazë të këtyre rekomandimeve, ka
paraparë në buxhetin e këtij viti ndarjen e mjeteve për angazhimin e gjyqëtarëve,
prokurorëve, bashkpunëtorëve profesional dhe zyrtarëve ligjor në mënyrë që numri i
madhë i lëndëve të reduktohet dhe që shumë njerëz të rinjë e profesionistë të kyqen në
sistemin e drejtësisë. Një prokurori e fuqishme dhe e pavarur krijon besim tek
qytetarët e vendit dhe krijon një bashkëpunim dhe urë lidhëse në mënyrë që niveli i
krimit të zvogëlohet dhe efikasiteti i organeve të ndjekjes të shënoj rritje.
Zotimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe mirëqenien e prokurorëve të
vendit është një hap i qëlluar pasi që në ҫdo shtet ku funksionon sistemi ligjor, trajtimi
i tillë i tyre është obligim nga ana e shtetit.
Përfundimisht Prokurori i Shtetit duhet të ketë përkrahjen e shtetit sepse është
mekanizmi i cili ballafaqohet me krimin dhe funksionimi i tij ka rëndësi jetike për një
shtet stabil. SHBA si shtet më funksional në botë pikërisht stabilitetin dhe seriozitetin
i’a ka siguruar Prokuroria e fuqishme. President, guvernatorë, senatorë, kongresmen
dhe gjitha shtresat e popullsisë para prokurorit të shtetit në SHBA janë të barabartë
dhe ka pasur raste që janë sjellur edhe në bankën e të akuzuarve pikërisht nga ana e
këtyre prokurorëve të fuqishëm. Prandaj kemi shembuj se si duhet të funksionoj shteti
ligjor me theks të veqantë Prokuroria, si organ që duhet të ketë pavarësi të plotë në
punë.