Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Multimiliarderi i njohur: Bitcoin-it do t’i vijë një fund i keq

    12/01/2018 | 09:38
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, tha se biznesi i tij nuk e ka ndërmend të hedh para në kriptovaluta.

    “Ne nuk kemi investuar në to, nuk jemi për afat të shkurtër. Ne kurrë nuk do të hedhim para në to. Definitivisht ajo që po ndodh është se [Bitcoin-it] do të ketë një fund të keq”, tha Buffett në një intervistë për CNBC, përcjell Telegrafi.

    Komentet e Buffett erdhën një ditë pasi shefi i “JPMorgan”, Jamie Dimon, tha se i vjen keq që e quajti Bitcoin-in një mashtrim.

    Buffett tha se “Berkshire Hathaway” mbetet e përkushtuar në identifikimin e bizneseve të mira dhe investimin në to.

    Aktualisht një Bitcoin tregtohet për 13,800 dollarë dhe ka një kapital të tregut prej 233 miliardë dollarësh.

    Brenda 24 orëve të fundit vlera e tij ra për 14 për qind me arsyetimin se Koreja e Jugut pritet ta ndaloj tregtimin e kësaj kriptovalute. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.