Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Mitrovicë, rastet kriminale në 2017 kanë shënuar rënie për 6.3 për qind

    23/01/2018 | 15:09
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Stacioni Jugor i Policisë në Mitrovicë ka prezantuar të martën raportin vjetor të punës për vitin 2017.

    Komandanti i Stacionit Policor në Jug, kapiteni Ahmet Xhosha tha se policia e Stacionit Jugor i ka kryer ashtu si duhet detyrat e parapara me planin e punës dhe se të gjithë treguesit flasin se janë arritur suksese më të mira në krahasim me vitin paraprak.

    Toger Fitim Zahiti tha se numri i përgjithshëm i rasteve kriminale në vitin 2017 ka shënuar rënie për 6.3 për qind në krahasim me vitin paraprak, ai i veprave penale prej 3.5 për qind.

    Ai po ashtu tha se edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve në vitin 2017 është zvogëluar për 26.6% për qind në krahasim me vitin paraprak.

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri me këtë rast tha se Policia po bën punë të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendi dhe të qetësisë publike.

    “Unë mund të them lirshëm se kemi pas një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ditor me komandantin e stacionit, kapitenin Xhosha, po ashtu ne kemi bashkëpunuar ngushtë edhe me qytetarët e Mitrovicës në mënyrë që të parandalojmë tensionet apo incidentet e ndryshme, dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi, pra të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira, ku kanë bërë që Mitrovica të jetë njëri ndër qytetet me siguri të lart në Republikën e Kosovës”, tha Bahtiri.

    Ndërkaq, zëvendësdrejtoresha e Policisë rajonale të Mitrovicës, Afërdita Mikullovci tha se puna e tyre shihet vetëm nga rezultatet konkrete, të cilat në vitin 2017 janë evidente dhe inkurajuese.

    “Zbulueshmëria e aktiviteteve kriminale prej 70.1 për qind nuk është arritur në asnjë komunë tjetër dhe kjo flet qartë për punën e mirë që policët kanë bërë. Qytetarët e Mitrovicë besoj se janë të kënaqur me këtë punë”, tha Mikullovci. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një burrë plagoset me armë zjarri në Skënderaj
    • Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin tim për dhunën e milicisë serbe
    • Gazetarja ukrainase Olha Priadko strehohet në Kosovë me djalin e saj
    • Grenell pajohet me ambasadorin Hovenierin: Kurti e krijoi kaosin
    • Kurti: Amerika partner kyç, do ta konsultojmë gjithmonë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.