Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kurti: Visari Ymeri është anëtar dhe deputet i Lëvizjes bashkë me neve

    13/01/2018 | 16:05
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, njëherësh themelues, në fillim të prezantimit të platformës së tij, ka vlerësuar lartë kontributin e ish-kryetarit të Lëvizjes Visar Ymeri.

    Kurti tha se Visar Ymeri vazhdon të jetë anëtar i VV-së dhe deputet i kësaj i partie në Kuvendin e Kosovës.

    “Dua ta falënderoj Visar Ymerin për udhëheqjen e drejtimin gati trevjeçar të Lëvizjes, për punën e kontributin e angazhimin e vazhdueshëm të tij shumë të dobishëm e shumë të vlefshëm për Lëvizjen tonë. Visari është anëtar në Lëvizje bashkë me neve, Visari është deputet i Vetëvendosjes në Kuvend bashkë me neve”, tha Kurti.

    Kurti tha se do të ndjek praktikën e ish kryetarit Ymeri, i cili sipas tij është konsultuar rregullisht me të gjatë funksionit të tij trevjeçar.

    “Unë gjithmonë e kam çmuar dhe e çmoj mendimin e Visarit, si në rrafshin politik e ideologjik, po ashtu edhe në atë institucional e praktik. Visari rregullisht është konsultuar me mua sa ka qenë kryetar kur unë nuk isha më. Kështu do të bëj edhe unë. Do të konsultohem më të për interesin e përgjithshëm të Lëvizjes dhe të mirën për të gjersa ecim së bashku”, tha ai. /Telegrafi/

    Albin KurtiPlatforma e KurtitVisar YmeriVV

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.