Një erë e rëndë dhe kundërmuese ka shqetsuar banorët në udhëkryqin afër fshatrave Dobërllukë dhe Smrekonicë.
Për t’u njoftuar me situatën në terren ka dalur edhe ekipet nga Drejtoria për Inspeksion e Komunës së Vushtrrisë.
Kjo erë është ndier para para pak orësh dhe menjëherë është reaguar nga institucionet përkatëse komunale për të parë nga afër gjendjen.
Po ashtu era është ndier edhe në afërsi të fshatit Pasomë.