Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Xhafer Tahiri vizitoj Akademinë e Sigurisë Publike në Vushtrri

    15/01/2018 | 15:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vizitën e parë në institucionet e qytetit të Vushtrrisë që nuk menaxhohen nga Komuna, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bashkë me zëvendësin e tij Besim Muzaqi, sot e ka filluar me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, dikur Shkolla e policisë, ku është pritur nga drejtoi i këtij institucioni, Ismajl Smakiqi dhe nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi.

    Drejtuesve të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për edukimin dhe trajnimin e institucioneve të sigurisë publike, kryetari Tahiri u ka ofruar bashkëpunim të intensifikuar me Komunën e Vushtrrisë. “Akademia e Sigurisë Publike që vepron brenda qytetit të Vushtrrisë, është një vlerë e shtuar për qytetin dhe si të tillë, pres një intensifikim shumë më të madh të bashkëpunimit mes Komunës dhe Akademisë”, ka thënë kryetari Xhafer Tahiri.

    Nga ana tjetër drejtori i Akademisë së Sigurisë Publike, Ismajl Smakiqi, tha se përveç misionit të saj në edukimin dhe trajnimin e institucioneve të sigurisë publike, siç janë policia, zjarrfikësit, doganierët, Shërbimi korrektues, dhe institucioneve tjera, Akademia në kuadër të mandatit ligjor, do të ofroj edhe shërbim jetë edhe në shërbim të institucionit të Komunës por edhe komunitetit të Vushtrrisë.

    Të dy drejtuesit e institucioneve u pajtuan që të punojnë ngushtë në krijimin e kushteve të bashkëpunimit sa më të frytshëm mes Akademisë, Komunës por edhe komunitetit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.