Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kryetari Xhafer Tahiri i bën ftesë ambasadorit amerikan që ta vizitojë Vushtrrinë

    11/01/2018 | 14:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë sot ka pritur në zyren e tij përfaqësues të USAID-it amerikan me të cilët kanë diskutuar pë bashkëpunim më të thelluar. Tahiri ndërkohë përmes përfaqësuesve amerikan i ka bërë thirje ambasadorit amerikan, Greg Delawie, që ta vizitojë qytetin e Vushtrrisë.

    Drejtues të USAID-it, Programit për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM), program ky i vlerësuar si më i rëndësishmi që është duke e zhvilluar aktualisht në Kosovë nga USAID-i me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, janë pritur sot nga kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe drejtues tjerë të Komunës së Vushtrrisë.

    Menaxheri i projekteve në USAID, Jeton Cana, tha se me drejtuesit e rinj të Komunës së Vushtrrisë pret bashkëpunim të ngushtë në zbatimin e këtij projekti 5 vjeçar që është duke u zhvilluar në vetëm pesë komuna të Kosovës, që pritet të jenë model jo vetëm për komunat tjera por edhe për qeverinë qendrore, në fushën e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin e parasë publike.

    Cana ka thënë se Vushtrria nuk është përzgjedhur rastësisht në mesin e 5 komunave, në konkurrencë edhe me komuna të mëdha, pasi ka arritur rezultate të mira në transparencë, ka shprehur vullnet politik në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, dhe është partner i rëndësishëm i USAID-it

    Edhe drejtori i programit TEAM, Stephen Carpenter tha se transparenca e plotë dhe llogaridhënia në menaxhimin e parasë publike, konkretisht në prokurim është objektivi kryesor i këtij projekti.

    Nga ana tjetër, duke falënderuar USAID-in për gjithë mbështetjen e deritanishme që i kanë Komunës së Vushtrrisë, kryetari Xhafer Tahiri është zotuar për bashkëpunim të ngushtë por edhe përkushtim të administratës komunale në përmbushjen e këtyre objektivave që janë parakusht themelor për zhvillimin e përgjithshëm të Vushtrrisë.

    Nga ky takim kryetari Tahiri përmes Përfaqësuesve të USAID i ka bërë ftesë si Ambasadorit të SHBA-së por edhe drejtorit të USAID-it që ta vizitojnë qytetin e Vushtrrisë.

    Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu, tha se do të vazhdoj rritja e transparencës të punës së Kuvendin Komunal. Ndërsa nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, tha se kjo mbështetje e USAID-it po përkon edhe me zotimet e administratës komunale për transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve./Periskopi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.