Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Zoran Vukotic sot del para gjykatës për krimet e kryera gjatë luftës në Vushtrri

    10/01/2018 | 10:18
    ?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës pritet që të vazhdojë gjykimi kundër të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999 Zoran Vuktoiq.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist, nga stacioni i policisë në Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.

    Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në mënyrë të qëllimshme i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të shumta, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.

    Në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një 14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu dhe Musa Gërxhaliu. /RTK/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.