Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Komuna e Vushtrrisë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës shqyrtojnë mundësitë e përkrahjes së bizneseve

    31/01/2018 | 16:25
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtues të Komunës së Vushtrrisë kanë pritur sot drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës me të cilët kanë shqyrtuar mundësitë e përkrahjes së bizneseve për të siguruar zhvillim ekonomik lokal të qëndrueshëm.
    Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, tha se komuna është shumë e interesuar që të krijoj kushte të favorshme dhe mbështetje për zhvillimin e bizneseve në Vushtrri, sepse ato janë bartëse të punësimit dhe zhvillimit ekonomik lokal. Ai ka thënë se Komuna do të bashkëpunoj me të gjitha organizatat që mbështesin fuqizimin e bizneseve.

    Kreu i Komunës Xhafer Tahiri i ka njoftuar drejtuesit e Odës për rrjedhat e projektit të krijimit të Zonës Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, për të cilën ka gjetur edhe mbështetje financiare për fillimin e ndërtimit. Ai ka bërë të ditur po ashtu edhe për iniciativat dhe mbështetjen nga organizata dhe donatorë për përkrahjen e projekteve për bizneset, duke përfshirë edhe bizneset e bujqësisë.

    Ndërsa drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj, tha se OAK si institucion i Kosovës ka për objektiv ofrimin e shërbimeve për bizneset në Kosovë. Ndërsa për komunën dhe bizneset vushtriase, Mulaj tha se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Parkun e biznesit, pastaj të ndihmoj në trajtimin e problemeve dhe qasjes në energji elektrike si dhe të ndihmoj në ofrimin e kushteve të favorshme për bizneset.

    Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës Besim Muzaqi, si dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Nasuf Aliu. /Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.