Komuna e Vushtrrisë dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve që kanë fermerët vushtrrias në zhvillimin e bujqësisë.
Krahas buxhetit prej 401 mijë Eurove që ka për këtë vit, Komuna e Vushtrrisë po punon ngushtë edhe me donatorë dhe partner siç është IADK-ja që të përkrahim zhvillimin e bujqësisë përmes mbështetjes dhe financimit të projekteve të fermerëve tanë.
Qeverisja e re eshte e përkushtuar që nga viti i ardhshëm të bëjë rritje të investimeve dhe fondeve në zhvillimin e bujqësisë, një prej prioriteteve kryesore të qeverisë lokale në zhvillimin ekonomik lokal dhe zbutjen e papunësisë./Faqja Zyrtare e Komunës së Vushtrrisë