Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kirurgët në grevë, duan rritje pagash

    30/01/2018 | 11:07
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    yfishimi i pagës së kryeministrit e i ministrave dhe rritja e vetëm katër për qind e pagave për mjekët ka shtyrë këta të hyjnë në grevë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

    Mjekët e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dje kanë hyrë në grevë me kërkesën e vetme të rritjes së pagave.

    Gazeta “Zëri” ka mësuar se grevës së këtyre mjekëve pritet t’i bashkëngjiten edhe disa reparte tjera të QKUK-së, si dhe mjekë nga qendrat rajonale.

    Edhe pse ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vizitoi mjekët në grevë, prapë nuk u arrit një marrëveshje me ta, me ç’rast as greva nuk u ndal.

    Qeveria e Kosovës ditë më parë kishte miratuar propozimin për rritjen e pagave për katër për qind për të gjithë të punësuarit që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

    Këtë vit kryeministri gati se ia ka dyfishuar pagën vetes, ministrave dhe prokurorëve.

    LEXO EDHE: Loja speciale

    Derisa rroga e këtyre të fundit sillet rreth 1 mijë e 400 euro “Zëri” ka mësuar se rroga bazë e mjekëve në Kirurgjinë Abdominale është rreth 600 euro.

    Zyrtarë për informim në zyrën e kryeministrit kanë thënë se nuk mund të ndërhyhet në buxhet pasi ai tashmë është miratuar, ndonëse zgjidhje të vetme e kanë parë kategorizimin e pagave.

    Vendimi për rritjen e pagave për vetëm katër për qind është konsideruar si diskriminues për punëtorët. Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka thënë se kryeministri duhet t’i përmirësojë gabimet e tij./Zëri/A.B

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.