Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Kina mbyll minierat e Bitcoin

    10/01/2018 | 15:29
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Konsumi i tepërt i energjisë elektrike dhe rreziku financiar, duke gjykuar se kriptovalutat nuk janë industri strategjike, ka shtyrë qeverinë kineze që t’i mbyll minierat e kriptovalutave, shkruan Telegrafi.

    Sipas Liao Xiang, shef ekzekutiv i “Lightningasic”, thotë se Kina prodhon rreth tre të katërtat e Bitcoin në tërë botë. Minatorët kinezë të kriptovalutave kanë përfituar nga çmimi i lirë i energjisë elektrike në rajonet e pasura me thëngjill ose energji hidroelektrike.

    Qeveria e Kinës po përdor investimet shtetërore dhe një sërë politikash industriale në një përpjekje për të kapur trendët global në sektorët strategjikë të teknologjisë, si inteligjenca artificiale dhe robotikë, por goditja ndaj Bitcoinit pasqyron një gjykim që kriptovalutat nuk meritojnë mbështetjen e shtetit.

    “Miniera e Bitcoin konsumon një sasi të madhe të energjisë elektrike dhe gjithashtu inkurajon spekulimin në monedhat virtuale. Operacionet e minierave janë në kundërshtim me përpjekjet për të parandaluar rrezikun financiar dhe për të dekurajuar aktivitetet që devijojnë nga nevojat e ekonomisë reale”, thuhet në njoftimin e qeverisë kineze.

    Minatorët kinezë të kriptovalutave tani po kërkojnë mënyra për të transferuar operacionet e tyre jashtë vendit, duke lëvizur fizikisht ose duke shitur ekspertizën e tyre. Energjia e lirë dhe një klimë e ftohtë, e cila ndihmon parandalimin e mbingarkesës kompjuter – janë kërkesat kryesore për miniera. Kanadaja, Islanda, Evropa Lindore dhe Rusia shihen si destinacionet më premtuese.

    Pjesëmarrësit e kësaj industrie thonë se Kina në asnjë rast nuk është një vend i veçantë sidomos për minierat, madje edhe pas llogaritjes së kostove të energjisë elektrike në rajonet e përzgjedhura që janë më të ulëta se mesatarja kombëtare. Mbizotërimi aktual i Kinës është kryesisht për shkak të zinxhirëve të furnizimit të saj të zhvilluar për komponentët kompjuterikë të përdorur në procesin e minierave. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Parashikimi i motit për nesër
    • Lëshohet lokali me qera në kompleksin “Qarshia” në Vushtrri
    • Spahiu thotë se flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri
    • Chollet kërkon nga Vuçiqi t’i “qetësojë” serbët e Kosovës
    • Haxhiu: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët!
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.