Transferimi i Milot Rashicës në Werder Bremen e ka gëzuar tej mase Ismet Munishin. Tekniku i njohur prishtinas i kishte ofruar gjithë hapsirën e duhur Rashicës gjatë kohës sa ishin së bashku tek Llamkos Kosova, prandaj ky sukses duhet të celebrohet, transmeton Gazetasheshi.com.
“Fat i mire qe ne Vushtrri ajri ka qen i mire dhe krijuam nje futbollist te permasave boterore. Urime Milot Rashica , shume suksese ne Werder Bremen”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij zyrtare.