Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj kërkon nga ZRrE kompensimin e qytetarëve

    06/01/2018 | 12:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), të kryesuar nga Arsim Janova, u.d. kryesues i Bordit, me të cilët ka biseduar rreth situatës më të fundit të energjisë elektrike në Kosovë.

    Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga ZRrE-ja, që në afat sa më optimal të gjendet mënyra e kompensimit të qytetarëve për ngarkesën e shtuar tarifore e aplikuar me vite të tëra.

    Kjo ngarkesë pa të drejtë ishte aplikuar për mbulimin e humbjeve në komunat veriore.

    Kryeministri ka kërkuar po ashtu që të bëhet evidentimi dhe klasifikimi i humbjeve teknike.

    Vlerësohet nga ekspertët se rreth 12 për qind e këtyre humbjeve shkaktohen nga keqpërdorimet e qëllimshme.

    Kryeministri shprehu vendosmërinë që nga mekanizmat relevant të kërkojë që këto keqpërdorime të minimizohen dhe ndryshimi të shpërndahet tek qytetarët përmes lehtësimeve tarifore.

    Nga ana e tyre përfaqësuesit e ZRrE-së, theksuan përkushtimin e tyre për rregullimin e aktiviteteve në fushën e energjisë si dhe përmbushjen e detyrave dhe obligimeve në përputhje me përgjegjësitë që parashihen me Ligjin mbi Rregullatorin e Energjisë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.