Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Haradinaj: Duhet të bëhemi bashkë për ta përmirësuar jetën e fëmijëve tanë

    18/01/2018 | 12:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Indeksit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve-KOMF.

    Kryeministri Haradinaj duke falënderuar koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se ngjarja e sotme dëshmon një vetëdije të ngritur të shoqërisë civile në Kosovë.

    Duke shtuar se ka qenë një situatë e ndjeshme për fëmijët, në këto 18 vjet të pas luftës në Kosovë, situatë kjo që ndoshta e ka bërë të pamundur vëmendjen e duhur edhe institucionale edhe të mekanizmave, pikërisht për temat e ndjeshme, siç janë të drejtat e fëmijëve.

    “Megjithëkëtë, Kosova është e përcaktuar që të bazohet në normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe për këtë është e gatshme dhe hynë në obligim, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989. Është në hartim e sipër Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe poashtu është në hartim Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se këto janë norma ligjore, me të cilat nuk përfundon puna e Qeverisë së vendit, por fillon, pra zbatueshmëri e vazhdueshme.

    Ai tha se Qeveria ka bërë përpjekje për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimet e gabuara, si rasti i narkotikëve në shkolla, por se, mbetet ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e çerdheve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në ato urbane.

    “Jam i vetëdijshëm se pa punën e gjithë neve, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja, vetëdijesimi i mëtejmë edhe shoqëror, edhe institucional dhe gjithë mekanizmave tjerë, nuk ka përmirësim të jetës së fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj.

    Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, tha se Indeksi vlerëson pesë dimensione të veprimit të qeverisë për secilin prej neneve që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.