Milot Rashica po kalon momente shumë të mira te skuadra e Viteses në Holandë, shkruan indeksonline.
Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e drejtuesve të skuadrës gjermane, Stuttgard që janë interesuar për yllin vushtrias.
Klubi gjerman mendohet se janë të gatshëm të paguajnë 6 milionë euro për kosovarin, shumë që do të pëlqehej edhe nga skuadra holandeze.
Milot Rashica ka kontratë me Vitessen deri në vitin 2020. /IndeksOnline/