Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Franca paralajmëron sanksione ndaj deputetëve për Specialen

    27/01/2018 | 10:55
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasada e Francës në Prishtinë nuk e hedh poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mos dhënie të vizave nëse vazhdojnë ta përkrahin shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

    Sipas tyre, as që mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë ta kalojë pa pasoja.

    “Sanksionet janë të mundshme nëse situata e kërkon atë. Por, ato mund të diskutohen dhe duhet të vendosen vetëm brenda kornizës evropiane. Nuk mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë të kalojë pa pasoja. Ne mendojmë se arsyeja do të mbizotërojë, sepse është në interes të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës për gazetën “Zëri”.

    Ndërsa zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklaruar se Gjykata Speciale do të ndihmojë për sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës, përderisa kanë kërkuar nga Kuvendi që ta miratojë sa më parë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

    “Gjykata Speciale do të ndihmojë në sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës të shumë etnive dhe është hap jetik për të ardhmen evropiane të Kosovës. Kundërshtojmë projektligjin i cili po diskutohet tani dhe i përsërisim thirrjet tona drejtuar udhëheqësve institucionalë, udhëheqësve partiakë dhe anëtarëve të Kuvendit të heqin dorë nga shfuqizimi apo amendamentimi i çfarëdo pjese të Ligjit për Gjykatën Speciale”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane./Telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.