Qeverisja e re komunale e Vushtrrisë sot ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, mbledhje kjo e kryesuar nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.
Por edhe diçka tjetër u premtua nga vet kreu i Komunës së Vushtrrisë bashkë me njoftimin për këtë mbledhje.
“Ky është vit i transparencës në qeverisjen komunale të Vushtrrisë! Për këtë arsye shpenzimet e mia si kryetar i komunës dhe shpenzimet tjera do të bëhen publike cdo javë!” ka shkruar kryetari Tahiri në njoftimin për këtë mbledhje.
Madje për këtë qëllim komuna e Vushtrrisë ka vënë në dizpozicion edhe një link në të cilin do të publikohen shpenzimet komunale.