Qentë Endacakë si një prej disa problemev edhe në nivel vendi po vazhdon të paraqes rrezik për qytetarët, dhe një problem të pazgjidhur ndonëse ka pasur tentativa dhe përpjekje për zgjidhjen e tij.
Një problem të tillë e kanë edhe banorët e Vushtrrisë ku dhjetra qenë endacakë janë rishfaqur në një prej rrugëve të qytetit të Vushtrrisë.
Lokacioni për të cilin po flasim është afër Urës së Gurit dhe përballë marketit “Edona”.
Një qytetar që ka përcjellë videon në redaksinë tonë ka ndarë shqetësimet e tija nga kanosja që mund të ju bëhet kalimtarëve nga qentë endacakë.
Ky qytetarë thotë se janë më shumë se 25 qenë endacakë që ai i ka parë në këtë rrugë mbrëmjen e kaluar.