Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Dëshmia tronditëse për vrasjet e pasluftës

    13/01/2018 | 10:34
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tri familje nga rajoni i Dukagjinit, Zemaj, Tolaj dhe Haklaj, familjarët e të cilave janë vrarë në fillim të dekadës së kaluar në rrethana ende të pasqaruara, kanë deklaruar dje se janë të tronditura nga dëshmia televizive që të enjten mbrëma dha Shkumbin Mehmeti, një i dënuar për pjesëmarrje në një vrasje në rrethinën e Podujevës, në vitin 2004, shkruan sot Gazeta “Zëri“.

    Shkumbin Mehmeti ka folur në “Klan Kosova” për një grup kriminal, në të cilin thoshte se ka bërë pjesë e për të cilin tha se ka dorë në shumë vrasje të pasluftës në Kosovë.

    Ndër vrasjet që i përmendi Mehmeti janë edhe ato të Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt e Isuf Haklajt, të vrarë në dy raste të ndryshme në rrethinën e Pejës, në vitin 2003.

    Ai po ashtu ka thënë se ishte planifikuar edhe vrasja e Xhavit Halitit, tashmë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Pas këtyre deklaratave ky ka kërkuar që institucionet e drejtësisë t’i fillojnë hetimet, shkruan tutje “Zëri“.

    Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj, të tronditura

    Familjet Zemaj, Tolaj dhe Haklaj kanë lëshuar dje një deklaratë të përbashkët rreth kësaj dëshmie, në të cilën thuhet se në dëshminë e tij, z. Mehmeti, ndër të tjera ka dhënë informacione që lidhen me vrasjen e kolonel Tahir Zemajt, si dhe të dy policëve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, duke dëshmuar për motivet që çuan urdhërdhënësit për porositjen e këtyre vrasjeve, si dhe duke apostrofuar emra që mund të jenë të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve./Zëri

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen katër armë zjarri në Prishtinë
    • 93 aksidente për një ditë në Kosovë
    • Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor
    • Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK
    • Moti për vikend: Vranësirat shpërndahen të shtunën, më shumë diell të dielën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.