Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Cecelia: Avancimi i kulturës, fuqizimi i rinisë dhe sportit, prioritet i yni

    22/01/2018 | 21:35
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtoresha më e re në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia, ka marrë sot detyrën e re ku do të udhëheqë Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

    Në një bisedë për portalin Vizioni.info, ajo ka treguar se ka pranuar këtë detyrë me përkushtim të madh, ku do të angazhohet maksimalisht në realizimin e planeve dhe programeve që kanë për avancimin e kulturës në këtë qytet, për forcimin e rolit të rinisë dhe quarjen përpara të sportit në Vushtrri.

    “Kjo është një sfidë e madhe për mua, për faktin se dihet që Vushtrria është një qytezë që e karakterizon vjetërsia e saj dhe si e tillë ka një traditë të vjetër si në kulturë po ashtu edhe në sport. Prandaj ne do të angazhohemi që të forcojmë sa më shumë traditën kulturore që ka Vushtrria dhe ta avancojmë edhe më tej”, ka thënë drejtoresha Cecelia, e cila ka shtuar gjithashtu se do të jetë prioritet i madh edhe sporti ku do të përkrahen sa më shumë klubet sportive të këtij qyteti.

    Ndërkaq, sa i përketë rinisë së këtij qyteti, Cecelia ka thënë se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me të rinjt dhe do të kenë bashkëpunim sa më të madh në përkrahje të tyre.

    “Rinia e qytetit tonë do të ketë përkrahjen tonë në realizimin e ideve dhe projekteve të tyre. Ne do të vazhdojmë të kemi sa më shumë bashkëpunim me ta, në mënyrë që atyre t’ua mundësojmë një ambient sa më të favorshëm për realizimin e planeve dhe projekteve konkrete që do të kenë”, ka thënë në fund drejtoresha e DKRS-së në Vushtrri, Fatmire Cecelia. /Vizioni.info/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë Celsius
    • Pamjet e urës që do ta lidhë Jugun me Veriun e Mitrovicës, kandidati i PDK-së: I lumtur që kam nënshkruar memorandumin
    • 5 orë pa rrymë mbesin nesër këto lagje dhe fshatra të Vushtrrisë
    • Sllovenia sanksionoi dy ministra izraelitë shkaku i luftës në Palestinë
    • Osmani: Menjëherë pas Banjskës, ushtria serbe u grumbullua përreth tërë kufirit me Kosovën
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.