Në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në lagjen Taukbahqe në Prishtinë, një person dyshohet se është plagosur me thikë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.
“Një person dyshohet të jetë therur me thikë dhe po merr tretmanin e nevojshëm në QKUK. Policia është duke u marrë me rastin në fjalë”, ka thënë Ahmeti.
I theruri me thikë për shkak të indiferencës së njerëzve përreth dëgjohet duke bërtitur: ”A ka naj burr naj kun, oj nana jeme”.
Ky është vetëm një ndër rastet ku kalimtarët në rrugët e Kosovës qendrojnë indiferent ndaj ndihmes që kerkon personi që lufton me jetën, shkruan Veriu.info
Shpresojmë që ky rast të trokas në ndërgjegjen e qytetarëve, ne menyre qe rastet e tjera te mos kalojne keshtu.