Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Borxhet e serbëve të veriut për ujë arrijnë në 14 milionë euro

    05/01/2018 | 09:39
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesën e borxheve të serbëve të veriut të Mitrovicës dhe të Zveçanit për ujin e shpenzuar. Kabineti qeveritar, pasi që paraprakisht është informuar për gjendjen financiare të kompanisë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, ka marrë vendim për t’i ofruar ndihmë financiare kësaj kompanie.

    Mësohet se rreth 14 milionë euro është vlera e faturave të ujit të shpenzuar, të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave veriore që nga përfundimi i luftës. Siç thonë në kompaninë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, nëse nuk ndërmerren masa rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit, pasi që gjendja është vështirësuar tej mase.

    Fabrika për përpunimin e ujit që gjendet në Shipol, respektivisht KURM, është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen Mitrovica Jugore dhe ajo Veriore, Vushtrria, Skenderaj dhe Zveçani.

    Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se kjo ministri ka ndarë 1 milion euro për ndihmë dy kompanive të Mitrovicës, ujësjellësit rajonal “Mitrovica” 800 mijë euro dhe kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” 200 mijë euro. Kjo ndihmë financiare, sipas ministrit Lluka, është ndarë për t’i tejkaluar vështirësitë financiare në të cilat ndodhen ato. Drejtori i kompanisë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, Sami Miftari, ka thënë se rreth 40 për qind të ujit e shpenzojnë komunat veriore dhe se serbët e asaj pjese nuk kanë paguar asnjëherë për ujin e shpenzuar. Sipas tij, mospagesa e faturave të ujit ka vështirësuar gjendjen financiare të kompanisë. Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës herë -herë ka subvencionuar ujin e shpenzuar në veri të vendit, por prej vitit 2016, përveç në një rast kur janë paguar 300 mijë euro, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar më asnjë cent.

    “Herë pas here Qeveria e Kosovës ka ndihmuar subvencionimin e ujit që distribuojmë për veri, por tani nuk ka shprehur më interesim. Në vitin 2016 Qeveria ka subvencionuar për ujin e shpenzuar në veri me rreth 300 mijë euro për arsye se veriu i Mitrovicës dhe Zveçani marrin para nga buxheti i Kosovës, sikurse çdo komunë tjetër. Por, më asnjë cent nuk është derdhur në llogarinë e ujësjellësit”, i kanë thënë “Zërit” në ujësjellësin rajonal “Mitrovica”. /Zëri/Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Tragjedi në Dragash: Dyshohet se djali e vr*au nënën e tij
    • Kurti: Serbia e ka kuptuar se Kosova është shtet
    • B2 dhe A3 të KEK-ut pritet të rikthehen në operim gjatë mbrëmjes
    • KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kushte të vështira dimërore
    • Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, kapet shoferi në Prishtinë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.