Një nga futbollistët shqiptarë që ka bërë karrierë të shkëlqyer dhe përvojë të madhe jasht vendit është futbollisti vushtrrias Blerim Rrustemi, i cili ka prekur majat e suksesit me ekipe të ndryshme duke filluar nga ekipet në Evropë, Kanada dhe në Amerikën Latine.
Në një bisedë për Vizioni.info, Rrustemi ka treguar për përvojën e tij nga fillimet e karrierës e deri më sot.
“Ekipi i parë ku kam filluar futbollin në mënyrë profesionale ka qenë 2 Korriku i Prishtinës, mandej kam kaluar nëpër ekipe të ndryshme jashtë Kosovës, e këtu kasha dashtë të ceku njërin ndër ekipet profesionale Portugez e Sao Paolos së Brazilit, ku si 17 vjeqar më është ofruar një kontratë tre vjeqare, por për arsye të moshës së re nuk kam mundur të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj larg familjes”, tregon Rrustemi duke shtuar se pas një kohe është rikthyer në Amerikën Latine por në një tjetër ekip.
“Pas gjysmë viti kalova në Defensor Sporting të Uruguajit ku qëndrova një vit e gjysmë në ligën e parë, pra ai ishte një ekip profesional dhe isha në mbikqyrjen apo menagjimin e babait të Diego Forlanit, Pablo Forlan, një ish lojtar, dhe akoma mbaj miqësi të mireë me këtë familje të mirë”, thotë më tej Rrustemi.
Për angazhimet e tij nëpër ekipe dhe shtete të ndryshme Rrustemi thotë se kanë qenë të shumta si ekipe në Kanada, Brazil, Urugua, Gjermani 6-7 ekipe, Danimarkë Qipro, etj. Ndërsa aktualisht është I angazhuar në një ekip rajonal afër Mönchengladbach, ku edhe jeton tani.
Për një kohë Blerim Rrustemi ka mbrojtur edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare duke realizuar një sërë ndeshjes në fanelën kuqezi, e për këtë ai thotë se ka qenë një ëndërr e tij që nga fëmijëria të luaj për Shqipërinë.
“E gjithë kjo histori ka qenë e rënsdësishme ku pas një pune dhe angazhimi të gjatë arrita deri në kombtaren e Shqipërisë, ku një ëndërr që kisha si fëmij të vesh fanelën kuq e zi u realizua në një kohë një vjeqare ku arrita gjithesejt diku 6-7 ndeshje me kombëtaren. Ishe një eksperiencë e pa harruar, kur edhe kam debutuar me Shqipërinë në ndeshjen kundër Anglisë më 2007”, tregon Rrustemi.
Duke folur për futbollistët shqiptarë dhe raportin e tij me ta, Blerimi thotë se ka një raport shoqëror të shkëlqyer me të gjithë. Ai thotë se mbanë kontanke me shumë futbollistë, por më së shumti me Granit Xhakën, me të cilin thotë se mbanë kontakte të përditshme. Ndërkaq, sa i përket futbollistëve të huaj, thotë se i pëlqen Mesi, kurse nga ekipet Barcelona.
Ndërkaq, një ndeshje gjatë karrierës së tij që e ka gjatë në kujtes dhe e ka emocionuar së tepërmi, ai e ka ndarë me lexuesit e Vizioni.info.
“Po një ndeshje ku isha në Brazil luajtëm ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së Brazilit U17 me ekipin tim Portugueza U17 dhe bëra një lojë tepër të mirë ku rezultati përfundimtar ishte 1:1. Unë isha njëri ndër më të mirët në fushë, ku bëra edhe asistin për 1:1 dhe m’u ofrua traineri i përfaqësueses së Brazilit dhe traineri im dhe më pyetën nëse kisha dëshirë të merrja pasaportën braziliane, por mua më dolën lotët dhe i thash jo menjëherë sepse m’u duk vetja që humba i tëri. Nga ky moment mezi kam pritur të vesh fanelën kombtare te kombit tim”, tregon Rrustemi.
Futbollisti tashmë i dëshmuar, Blerim Rrustemi, ka edhe një porosi për të rinjt që merren dhe duan të merren me futboll.
“Të rinjve kisha me ju thënë që të punojnë sa më shumë sepse vetëm me punë dhe pak fat arrihet qdo gjë dhe të besojnë në vetëvete sepse qdo gjë po vjen më leht për t’i treguar vlerat të rinjt në ditët e sotme”, thotë Blerim Rrustemi. /Vizioni.info/