Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bëhuni gati për një shpërthim të vlerës së Bitcoinit, punëtorët e Wall Street pritet t’i investojnë bonuset e tyre

    13/01/2018 | 21:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shumë analistë të tregut presin që tregu i kriptovalutave të ketë rritje së shpejti.

    Javë më parë çmimi i Bitcoinit tregtohej me më shumë se 20,000 dollarë, ndërsa në fund të vitit 2017 çmimi i Bitcoinit kishte rënë në rreth 11,000 dollarë, transmeton Telegrafi.

    Kjo kishte pasuar prapë me një rritje të Bitcoinit, ku të shtunën një Bitcoin ka mundur të tregtohet me 16,500 dollarë.

    Meltem Demirors, drejtor i ‘Digital Currency Group’ – kompani investimi e cila investon në monedha dhe biznese të kriptovalutave – beson se tregu i kriptovalutave do të ketë rritje masive së shpejti kur edhe fillon sezoni i dhënies së bonuseve në Wall Street.

    “Kur bonuset e Wall Street-it të kenë dalë nëpër xhirollogaritë e tyre me 15 janar, besoj se do të shohim një blerje të shpejtë të kriptovalutave”, ka shkruar Demirors në Twitter.

    “Bëhuni gati për një shpërthim”

    Tradicionalisht, fillimi i vitit është koha kur tregtarët e Wall Street-it mund ta shtrojnë ndikimin e tyre përmes pagesave bonus që i pranojnë, sepse shumica e tyre i investojnë të ardhurat shtesë.

    Dy dekada më parë, ‘The New York Times’ kishte shkruar një artikull për një shitës veturash që kishte përfituar jashtëzakonisht shumë nga bonuset e Wall Street-it.

    “Ata janë njerëz të rinj dhe agresivë të cilët janë të aftë të marrin vendime në mënyrë spontane. Ata shohin çfarë ka në treg, dhe kur t’i marrin çeqet e bonuseve – bingo” kishte cituar gazeta prestigjioze shitësin e veturave atëkohë.

    Në vitin 2018, edhe tregu i kriptovalutave mund të shënojë rritje nga bonuset e Wall Street-it.

    “Bëhuni gati për një shpërthim të çmimit” ka thënë Demirors! /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.