Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Bala pranon se mes aktivistëve të VV-së ka pasur ngacmime seksuale

    25/01/2018 | 21:17
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste në Vetëvendosje, Nazlie Bala, ka pranuar se në këtë parti ka pasur ngacmime seksuale.

    Një debat lidhur me ngacmimet seksuale është ngjallur orëve të fundit mes të pakënaqurve nga Vetëvendosje.

    Lidhur me këtë Bala ka pranuar se një problem i tillë ishte i pranishëm tek anëtarët e partisë, por ka shtuar se kjo ishte e pranishme në numër të vogël.

    “Në shoqëritë patriarkale, ku bëjmë pjesë edhe ne, ekziston një kulture sipas së cilës vajza e gruaja nëse thotë ‘po’ akuzohet si e pamoralshme, e nëse thotë ‘jo’akuzohet si konservatore dhe e prapambetur. Kjo është shume ofenduese, sepse vajzat e gratë, të paktën brenda një Lëvizje emancipuese, duhet të shihen si të zonjat e vetes, jo si pronë e dikujt. Ka pasur ngacmime, kjo nuk ka qene kulture e përgjithshme as e pranueshme, por ka ndodhur fshehur, prej një numri të vogël personash. Këto ngacmime i kemi marre vesh nga ankesat e vajzave të përfshira drejtpërdrejt”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.

    Ajo ka theksuar se ngacmimet nuk ishin të drejtpërdrejta në shumicë, por ishin paragjykuese apo mospranim të refuzimit.

    “Nëse një vajzë nuk e ka pranuar ftesën e përsëritur dhe këmbëngulëse për të dalë në mbrëmje për birra, ajo pastaj është etiketuar dhe është larguar”, ka thënë ajo.

    Më tej Bala ka thënë se si Sekretariat i Gruas Aktiviste ka hasur në pengesa për adresimin e këtyre çështjeve, “për shkak se vendimet në Sekretariat të Përgjithshëm janë marrë me vendim direkt të ish-sekretarit.

    “Unë nuk di asnjë rast në Lëvizje, jo vetëm në lidhje me këtë problem, që të jetë bërë diçka ndryshe nga çka ka vendosur ai”.

    Bala ka refuzuar të flasë me emra, duke thënë se një gjë të tillë mund ta bëjnë vetëm personat që janë ndjerë të abuzuar./Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Një i lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Fushë-Kosovë
    • E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Koshtovë të Mitrovicës
    • Specialja ia vazhdon paraburgimin Hashim Thaçit
    • Lubisha Milkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan
    • Moti i vranët dhe me riga shiu
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.