Kryesuesi i Kuvendit Komunal së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Shpëtim Bajrush Kosumi kanë vizituar sot Ministrin e Zhvillimit Ekonomik ku kanë takuar Ministrin Valdrin Lluka.
Në këtë takim janë diskutuar disa nga problemet që ballafaqohet Komuna e Vushtrrisë në rrafshin socio-ekonomik siç është problemi i ndërmarrjes Llamkos dhe trajtimi i tij në agjendën qeveritare.
U disuktuara poashtu për Zonën Ekonomike në Lum Madh të Vushtrrisë, një projekt me prioritet të lartë në agjendën e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.