Drejtori i Vitesses, Van Himtum, është shprehur i bindur se mesfushori do të qëndrojë te skuadra aktuale deri në fund të sezonit.
Ndërsa për të lejuar largimin e Rashicës, klubi holandez kërkon plot 10 milionë euro.
AC Milan, SSC Napoli, SS Lazio, Udinese, Newcastle United, SC Freiburg dhe VfB Stuttgart janë klubet që kanë shprehur interesim për Rashicën.
Verën e kaluar futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës vlerësohej 5 milionë euro, mirëpo paraqitjet e mira në sezonin e ri bënë vlera e kartonit të tij në treg të dyfishohej. /gazetametro.net