Mëngjesin e sotëm, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë 7 vetura.
Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.
Nga videoja e dërguar shihet që veturat kanë pësuar dëme të mëdha, kurse në vendin e ngjarjes gjenden edhe njësitet policore./Indeksonline